23:33 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa: Mirë që u votua mocioni, e pamundur të vazhdonim tutje!

Pas votimit të mocionit të LDK-së, ku edhe me shumicë votash u votua për rrëzimin e qeverisë Kurti, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka dhënë komentet e tij të para.

Përmes linjes telefononike, ne Presssing ai ka thënë që shumë mirë që o votua ky mocion sepse ka pasur shumë dallime.

“Mos heqja e taksës, e më pas edhe çështja e fundit ka qenë edhe shkarkimi i ministrit Veliu. Nëse e keni përcjellë të gjitha diskutimet e sotme keni ardhë në konkludim që mospajtimet kanë qenë të thella. Dhe, kjo doli që është se kemi shumë dallime dhe e pamundur të vazhdojmë dhe më tutje”, ka thënë Mustafa, përcjellë Indeksonline.

Ai ka shtuar se ata s’do të bëjnë koalicion me PDK-në për shkak të vërejtjeve që kanë pasur.

“S’ka një vendim të prerë ndonjë vijë të kuqe megjithatë që të bashkohemi me AAK, NISMA, AKR dhe minoritetet.

Ajo që duhert ta zbatojmë është që të respektojmë ligjet kundë krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket partive që kanë pas qeverisë në mandatin e kaluar është e vërtetë që kam pas vërejtje, por po ashtu do të jemi të kujdesshëm që nëse arrijmë të pajtohemi me AAK, NISMA, AKR e minoritetet, do të insistojmë që asnjë prej individëve që mund të ketë vërejtje mos te jetë bartës i pozitave në qeveri.

Sa i përket qeverisë asaj s’e dimë akoma s’e kemi bisedu. Por VV është e para që duhet ta marr mandatin nga presidenti. Nëse VV s’e bën atëherë ekziston mundësia ta bëjnë partitë e tjera.

Por mbesim të hapur prapë të bisedojmë me VV-në për një bazë më të gjerë, ngase i duhet vendit”.

Mustafa shtoi edhe që figurat që kanë pasur probleme me krim e korrupsion, s’mund të bëhen pjesë e qeverisë.

Derisa gjithashtu tha se nuk e beson që ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë mes Thaçit e Vuçiqit, ngase nga bisedat që ka pasur me Grenell ata nuk imponojnë marrëveshje për ndryshim të kufjive.

Ndërsa komentoi edhe veprimin e Vjosa Osmanit që doli kundër mocionit.

“Natyrisht që s’do të përjashtohet. Por, s’është e natyrshme që njerëzit brenda bartisë të votojnë në kundërshtim me ne. S’do të ishte e pashembullt”, tha Mustafa./Indeksonline