Isa Mustafa: “Nëse Albin Kurti lajmërohet, ne do të ulemi dhe do të bisedojmë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovën, Isa Mustafa, ka mbajtur mbledhje me nënkryetarët e partisë për të diskutuar rreth situatës së krijuar në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai pas mbledhjes shkurtimisht është prononcuar për media, duke thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të biseduar.
Mustafa nuk ka pranuar se mund të ketë një takim tjetër për sot por ka lënë të kuptohet se po e pret thirrjen e Albin Kurtit.
“Nëse Albin Kurti lajmërohet ne do të ulemi dhe do të bisedojmë”./IndeksOnline/