15:58 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa nga Gjermania i kujton çlirimtarët e Kosovës

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar rënien heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se Kosova kurrë nuk do t`i harrojë çlirimtarët e saj.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i prinë luftës heroike për liri dhe dinjitet. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë çlirimtarët e saj. Lavdi! (FOTO ARKIV)”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Mustafa akoma nuk është kthyer nga Gjermania, nga ku po e merr veten pas disa komplikimeve shëndetësore./Indeksonline/