Isa Mustafa ngushëllon familjen Daci për vdekjen e Arianit
Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Daci për vdekjen e Arian Dacit, Zëvendësministër i Diasporës.
Përmes një telegram ngushëllimi, LDK shpreh dhimbje për humbjen e jetës së Dacit, transmeton Indeksonline.
“Me dhimbje mësuam lajmin për tragjedinë në Brezovicë që fatkeqësisht humbi jetën djali juaj, Arian Daci. Në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve të Arianit, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kolegëve të tij”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi./Indeksonline/