75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Mustafa: S’do të kemi takime 3-4 orëshe, ose kryhet ose e këpusim

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa u tha mediave se takimi i ardhshëm do të jetë takimi i fundit me Vetendosjen.

Ai tha se ata nuk mund të takohen më për takime të gjata 3-4 orëshe.

“Unë shoh arsye që të bëjmë arrëveshje partneriteti dhe respektimeve reciproke. Ne do të bëjë përpjekje që takimi i ardhshëm të jeë takimi i fundit dhe nëse ka vullnet ai kryhet për gjysmë orë, brenda kësaj jave epilogu duhet të jetë i organeve tona”. /IndeksOnline/