Isa Mustafa: Nuk kemi obligim t’ia sigurojmë askujt votat për president

Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka treguar nëse është kushtëzuar nga shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj për t’i siguruar votat për postin e presidentit të vendit.
Mustafa, ka thënë se nuk ka kushtëze nga ana e Haradinajt, transmeton IndeksOnline.
Ai poashtu nuk ka dashur të komentojë takimin e djeshëm të Kadri Veselit, Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj.
“Me sa kam pa ka qenë takim në një restaurant dhe unë e kam të vështirë që t’i komentojë takimet në restaurant. Mund t’iu thëm që në asnjë rast z.Haradinaj nuk na ka shtruar kusht çështjen e presidentit me vazhdimin e koalicionit, por në media ka pas interpretime të ndryshme, mirëpo deklarata të tilla nuk janë shprehur tek ne”, ka thënë Mustafa, transmeton IndeksOnline.
“Ne nuk kemi marrëveshje të tillë, votat i kam kërkuar atëherë mbi bazën e implementimit të një marrëveshje që e kam nënshkruar vet me vullnetin absolut të Këshillit të LDK-së. Kurse, tash ne nuk kemi asnjë obligim ndaj askujt. Në mënyrë që të zgjatet qeverisa dhe të kalojmë këtë sfidën e presidentit, atëherë unë e kisha marrë përsipër, jo t’i detyrojmë për votën, por ajo të bëhet me vullnetin e tyre. Por, tani se kam asnjë kërkesë”, ka thënë Mustafa, transmeton IndeksOnline.