75 Mall Live Search
09:55 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa pas pak nisët për në Gjermani, gjithçka gati në aeroport (Foto)

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pritet të niset për shërim jashtë vendit në orët e paradites.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline këshilltari i tij, Besnik Berisha duke thënë se gjendja shëndetësore e tij është më e mirë.

“Gjendja shëndetësore e z.Mustafa vazhdon të jetë stabile dhe shkon në drejtim të përmirësimit. Reagimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vet kryeministrit ishte një reagim i pritur, duke marrë parasysh rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e pamohueshëm të z.Mustafa në shtetndertim, në forcimin e demokracisë në vend dhe në të gjitha proceset që e kanë shoqëruar vendin tonë”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Mustafa meriton përkrahje institucionale dhe një përkrahje e tillë është manifestuar nga Institucionet e Republikës së Kosovës.

Nisja e Mustafës për në Gjermani do të bëhet në orët e paradites, sapo të përfundojnë të gjitha koordinimet e nevojshme./Indeksonline/