20:29 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa përkujton avokatin e shquar, Shaban Manaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtarin e shquar, kryetarin e parë të Degës së LDK-së në Istog, Shaban Manaj, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

Në përvjetorin e Shaban Manajt, kryetari Mustafa veçon kontributin e tij që dha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

“Shaban Manaj ishte intelektual, veprimtar i devotshëm i cili në kohën më të vështirë për shtetin tonë punoi shumë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Manaj ishte personalitet i veçantë i cili dha shumë për vendin tonë.

Do të u jemi përherë mirënjohës burrave si Manaj e shumë të tjerë që në kohërat më të vështira, nuk u dorëzuan asnjëherë dhe punuan për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë”, shkruan kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa./Indeksonline/