19:01 / E Hënë, 25 Janar 2021 / Blerim

Isa Mustafa takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi zgjedhjeve parlamentare.

Po ashtu u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.

Mustafa ka falënderuar ambasadorin Weidinger dhe shtetin e Austrisë që e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore dhe shtetndërtuese.