Isa Mustafa takohet me anëtarin e CDU-së
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të BE-së, David McAllister që vjen nga CDU e Gjermanisë dhe Partitë Popullore Evropiane (EPP), që është organizata politike më e madhe në Evropë, anëtare e të cilës është edhe LDK.
Gjatë këtij takimi në mes LDK-së dhe McAllister u diskutua për situatën politike në vend.
Në një komunikatë për media u bë e ditur se Mustafa e falënderoi McAllister për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë BE-ja Kosovës dhe veçanërisht për mbështetjen e EPP-së për LDK-në.

Ndërsa, David McAllister e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi lartë rolin e LDK-së në të gjitha proceset e shtetformimit të Kosovës.
“McAllister ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të EPP-së për t’i qëndruar krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së. Në takim, kryetari Mustafa u shoqërua nga kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, anëtarja e kryesisë Vlora Dumoshi, deputetja Vjosa Osmani dhe zëdhënësi i LDK-së z. Besian Mustafa”, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/