15:01 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa takon deputetët e LDK-së, s’dihet se çka diskutuan!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për një orë i ka mbajtur në takim deputetët e rinj të kësaj partie të zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit.

Deputetët kanë dalë nga selia e partisë, mirëpo askush prej tyre nuk është deklaruar para mediave, raporton Indeksonline.

Zyrtarë të partisë kanë thënë se për këtë takim do të njoftoheni më vonë nëpërmjet një komunikate për media./Indeksonline/