Isa Mustafa thërret urgjentisht kryetarët e degëve, në një takim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur në një takim të gjithë kryetarët e degëve për të diskutuar rreth situatës aktuale.
Burimet e IndeksOnlinet brenda LDK-së kanë thënë se takimi do të zhvillohet në orën 14 e 30 në selinë e LDK-së në Prishtinë.
Ky takim i kryetarëve të degëve të LDK-së vjen në kohën kur kjo parti nuk po gjën gjuhë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje për të krijuar koalicionin qeverisës.
Mospajtimet brenda dy subjekteve janë thelluar tej mase sa që po flitet edhe për mundësinë që vendi të organizojë sërish zgjedhje të reja./IndeksOnline/