75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mustafa tregon kushtin e vetëm të LDK-së për koalicionin parazgjedhor me LVV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në vend pas nominimit të zonjës Vjosa Osmani për kryeministre të Kosovës.

Mustafa ia ka bërë edhe njëherë të qartë Lëvizjes Vetëvendosje, se LDK-ja

s’hyn në koalicion parazgjedhor me të, pa kandidaten e saj për kryeministre, zonjën Vjosa Osmani.

“Me rëndësi është të definohen objektivat e qarta të qeverisjes. Të ekipohet një qeveri e përgjegjshme ndaj qytetarëve, karshi ligjit dhe karshi partnerëve tanë ndërkombëtarë. LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor pa kandidaten e saj për Kryeministër. Në qoftë se nuk gjejmë zgjidhje në këtë fazë, atëherë mbetet që kryeministrin ta jap LDK ose VV pasi të kryhen zgjedhjet, varësisht se kush është parti e parë”, ka thënë Mustafa për Bota Sot.