75 Mall Live Search
10:21 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Isa Mustafa tregon përse nuk ia uroi Vetëvendosjes fitoren

Kreu në detyrë i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar përse nuk e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mustafa thotë se të penalizohet LDK-ja është sinjal i keq për të ardhmen e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Për dallim prej disa bashkëpunëtorëve të mi, unë nuk e kam uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj. Jo se e urrej, por se nuk ia dua vendit tim të sundohet nga asnjë parti politike; se nuk gjej arsye të  uroj votuesit e deridjeshëm të LDK-së se kanë kaluar në Vetëvendosje,  sepse LDK-ja nuk heq dorë nga ata.  Sepse LDK-ja nuk dorëzohet. Do të kthehet edhe më e fortë.

Unë kam besim të plotë në njerëzit me të cilët kam punuar, në punën time të pastër që e kam bërë në LDK dhe në të gjitha detyrat e tjera. Jam i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë dhe rezultat i propagandës populiste.

Të penalizohet një parti shtetformuese e padhunshme  dhe e pakorruptuar është sinjal i keq për të ardhmen e këtij vendi”, tha ai./IndeksOnline/