23:27 / E Mërkurë, 25 Mars 2020

Isa Mustafa tregon se a do ta përjashtojnë Vjosa Osmanin nga LDK

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë ka thënë se mbetet që të zhvillojnë një diskutim të brendshëm se si disa deputetë të partisë së tij votojnë kundër qëndrimeve të LDK-së.

 “Nuk është e natyrshme se si brenda LDK-së të jenë për LDK dhe të votojnë në kundërshtim me vendimet e LDK-së. Ne flasim për demokraci por nuk mund t’i themi kësaj qasje demokratike, por ju sigurojë që organet e LDK-së do ta zhvlllojnë një diskutim të brendshëm pasi që disaa deputetë të votojnë kundër qëndrimeve të LDK. Nuk do të ndërmarrim masa por këto praktika, por duhet t’i evitojmë që vendimarrja jonë të jetë harmonike”, ka thënë Mustafa për T7, transmeton Indeksonline.

I pyetur se a do ta përjashtojnë Vjosa Osmanin nga LDK, Mustafa është përgjigjur:

“Se kemi përjashtu asnjërin e nuk do ta përjashtojmë as Vjosa Osmanin, por ne duhet ta dijmë cilat janë arsyet që e qojnë mendime dhe vendime kundër LDK. Vjosa Osmani ka dhënë premtime, dhe asnjë premtim nuk e ka dhënë kokë në vete, karshi saj edhe unë mendoje se do t’i respektojmë ato politika, por LDK nuk do ti mbyllë sytë”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/

Mos i humb