Isa Mustafa urohet nga Eichhorst pasi u rizgjodh kryetar i LDK-së
Me një lidhje telefonike, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, sot pranoi urime nga Zëvendës Drejtorja Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore / Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian, znj. Angelina Eichhorst.
Znj. Eichhorst uroi Isa Mustafa për rizgjedhjen në mandatin e tretë në krye të LDK-së dhe theksoi zotimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë përmbylljen e dialogut Kosovë – Serbi.
Të shtunën, Isa Mustafa me shumicë votash u rizgjodh për herë të tretë i LDK-së. Gjatë ditës së sotshme, ai konfirmoi se nuk do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër. /Indeksonline/