20:33 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Isa Mustafa: Vjosa po bën sjellje rebele, s’e meriton asnjë orë të jetë në presidencë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa konsideron se Vjosa Osmani është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

Sipas tij, ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja  partiake në VV.

Shkrimi i tij i plotë:

Adresimi i sontëm i znj Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një  ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e  rolit që ushtron.

Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të  mbrojë implementimin e ligjit dhe të  mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja  partiake në VV.

Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja  t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.

Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të  jete në Presidencë. IM