Isa Mustafës i vdes miku: Dje e thirra në telefon, dhe u habita se si…!

Ish-kryeministri, Isa Mustafa është pikëlluar me lajmin se ka vdekur ekonomisti i njohur, Fatos Hamza.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar se si e kishte telefonuar.
Miq të nderuar,
Sot mora lajmin se iku nga kjo jetë miku dho shoku im, Fatos Hamza. Një njeri dhe punëtor i mrkullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.
Dje e thirra në telefon, dhe u habita se si nuk lajmërohet Fatosi, përherë i qasshëm, energjik dhe me plotë dashamirësi. U frikësova nga më e keqja!
Fatosi ynë iku nga kjo jetë duke lënë pas veti kujtimet më të mira.
Ngushëllime familjes Hamza, shokëve e miqëve të përbashkët, në Prishtinë, Gjakovë dhe anembanë Kosovës.
Isa Mustafa