75 Mall Live Search
14:21 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Gj Sh

Isak as sot nuk debuton me Liverpulin, Slot e lë jashtë listës për ndeshjen me Burnley

Liverpuli sonte luan me Burnley, në ndeshjen e javës së katërt të Premierligës angleze.

Transferi më i shternjtë i ”redsave”, Aleksander Isak, është lënë përsëri jashtë listës së trajnerit Arne Slot, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi suedez, të hënën ndaj Kosovës luajti minutat e parë që nga muaji maj, pasi kishte pësuar një lëndim sa ishte pjesë e Newcastle United.

Duket se ai nuk është ende në 100% të formes, prandaj edhe Slot nuk dëshiron të rrezikoj më shumë.

Ndeshja mes Liverpulit dhe Burnley nis nga ora 15:00, derisa këto janë formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Van Dijk, Konate, Kerkez, Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister, Salah, Gakpo, Ekitike, Gravenberch.

Burnley: Dubravka, Walker, Hartman, Esteve, Ugochukwu, Foster, Anthony, Tchaouna, Ekdal, Cullen, Laurent./IndeksOnline/