75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 12 Gusht 2025 / L A

Isak e njofton Newcastlen se nuk do të luajë kurrë më për ta

Sulmuesi suedez, Alexander Isak po kërkon largimin nga Newcastle Unitedi.

Situata e tij është aq e komplikuar saqë Isak, po refuzon të stërvitet me Newcastlen si edhe nuk pritet të jetë në ndeshjen e parë në Premierligë ndaj Aston Villës.

Qendërsulmuesi u rikthye tek ish-klubi i tij, Real Sociedad, për t’u stërvitur vetëm më herët gjatë verës , kur nuk ishte pjesë e turneut parasezonal në Azi për shkak të spekulimeve.

Suedezi, është lidhur me një transferim te kampioni në fuqi, Liverpooli të cilët ofruan 120 milionë euro për të.

Por Newcastle, insiston për shifrën e 150 milionë eurove për suedezin, ku më pas i thanë atij se nuk do të largohet këtë verë./IndeksOnline/