Isak Neziri (99): Po përmbushen zotimet për sjelljen e investimeve gjermane në Kosovë (Video)
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri (numri 99), ka bërë të ditur se zotimet e tij nga zgjedhjet e kaluara për sjelljen e investimeve të huaja gjermane në Kosovë po realizohen.
Sipas tij, tashmë dy kompani gjermane kanë nisur punën në Kosovë, ndërsa priten të vijnë edhe të tjera në muajt në vijim.
“Zotimet e mia në zgjedhjet e kaluara për sjelljen e investimeve të huaja gjermane në Kosovë po përmbushen. Dy kompani gjermane tashmë kanë nisur punën në Kosovë e të tjera do të vijnë. Vazhdojmë angazhimin 24 orë për një Kosovë që prodhon e sjell investime gjermane”, ka shkruar Neziri.
#PDK130, #BedriHamza1, #IsakNeziri99

