Isak Neziri mobilizon 100 vullnetarë brenda 24 orëve, për fushatën zgjedhore
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 99, Isak Neziri, ka njoftuar se brenda vetëm 24 orëve, 100 vullnetarë i janë bashkuar fushatës së tij zgjedhore.
Neziri ka shprehur mirënjohje të veçantë për përkrahjen e treguar, duke theksuar se angazhimi i vullnetarëve është një shtysë e fortë drejt organizimit të fushatës dhe objektivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë edhe turi i fitores, në kuadër të aktiviteteve të radhës.
Gjithashtu, kandidati i PDK-së ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë regjistrimin në platformën e tij zyrtare dhe ta shpërndajnë mesazhin tek miqtë dhe familjarët, në funksion të mobilizimit sa më të gjerë të përkrahësve.
“Vazhdoni të regjistroheni në www.isakneziri.com dhe shpërndajeni këtë mesazh te miqtë e juaj” shkroi ai.

