75 Mall Live Search
20:49 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / MSH1

Isak Neziri ndan 30 bursa dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa Isak Neziri, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, mori pjesë në një mbrëmje të veçantë humanitare ku u ndanë 30 bursa për nxënës nga tetë komuna të Kosovës.

Në prani të nënës Shukrije, nxënësve dhe prindërve të shumtë, u jetësua zyrtarisht Fondacioni “Leotrim Ahmeti”, një nismë që përjetëson emrin e Leotrimit të vogël, 7-vjeçar, dhe synon të vazhdojë misionin e saj për aq kohë sa do të ekzistojë populli shqiptar.

Neziri theksoi se kjo nismë është më shumë se një akt solidariteti, duke e cilësuar si një amanet moral dhe shoqëror për të mbështetur arsimin dhe të ardhmen e fëmijëve. Ai falënderoi edhe kolegen Sala Jashari për bashkimin dhe kontributin e saj në këtë mbrëmje të mbushur me ndjenja të forta dhe mesazh shprese.

Fondacioni “Leotrim Ahmeti” pritet të shndërrohet në një adresë të përhershme mbështetjeje për nxënësit në nevojë, duke e kthyer dhimbjen në forcë dhe shpresë për brezat që vijnë.