Isak rikthehet në stërvitje me Sociedadin, Liverpooli vijon tratativat

Liverpooli vijon tratativat me Newcastlen për Alexander Isak, ndërsa vetë suedezi është rikthyer në stërvitje, por me asnjërën nga këto dy skuadra. 25-vjeçari pasi i tha po kampionëve të Anglisë, vijoi aktivitetin e tij të zakonshëm dhe përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik.
Mediat britanike bëjnë me dije se Isaku është kthyer në Spanjë, konkretisht tek ish-ekipi ku luajti 3 vjet, Real Sociedad, aty ku po zhvillon stërvitje të diferencuar.
Burime pranë futbollistit konfirmojnë se ai nuk dëshiron të kthehet me te qymyrxhinjtë, fakt të cilin ua ka bërë të ditur edhe atyre vetë, megjithëse trajneri Eddie Howe ka një ide tjetër.
“Ai është ende lojtari ynë. Ai ka kontratë me ne. Do të doja shumë të besoja se të gjitha mundësitë janë ende në dispozicion për ne. Dëshira ime është që ai të qëndrojë, por kjo nuk është në dorën time. Nuk kemi marrë një ofertë zyrtare për Alexin, nga asnjë klub. Dëshira ime është që ai të qëndrojë dhe ta shohim të luajë përsëri vitin tjetër”, deklaroi tekniku i Newcastlet.
Alexander Isak ka arritur akordin personal me Liverpoolin për të luajtur në Anfield sezonin e ardhshëm, por mes dy skuadrave ende nuk ka asgjë konkrete.