Isak shënon gol ndaj Tottenhamit, por lëndohet rëndë
Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Tottenham Hotspurit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.
Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi Alexander Isak, shkruan Indeksonline
Isak shënoi në minutën e 57’të dhe pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e tij të majtë.
Nuk dihet shkalla e lëndimit, por sulmuesi suedez u detyrua të largohet nga fusha.

