75 Mall Live Search
12:23 / E Enjte, 06 Mars 2025 / S Z

Ischinger: Deklarata e Macronit për parandalimin bërthamor e një rëndësie historike, SHBA-ja të mbahet e informuar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të mërkurën propozoi zgjerimin e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate, duke e konsideruar “çmenduri” shpërfilljen e kërcënimit që tani përbën Rusia për Europën. Ai tha gjithashtu se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent.

Këtë sugjerim të Macronit po e konsideron të një rëndësie historike Wolfgang Ischinger, ish-ambasadori i Gjermanisë në SHBA, i cili tha se vendet e tjera të Europës duhet ta mirëpresin.

“Deklarata e Macronit për parandalimin bërthamor është e një rëndësie historike. Gjermania dhe partnerët e BE-së duhet të mirëpresin diskutimet me Francën për rrugën përpara”.

Por, ish-kryetari i Konferencës së Mynihut  thotë se është me rëndësi që për secilin hap të informohet “plotësisht” SHBA-ja.

“E rëndësishme: mbajeni SHBA-në plotësisht të informuar për çdo hap. Besimi transatlantik ka humbur tashmë më shumë se mjaftueshëm”, tha ai.