Ischinger thotë se Evropa nuk mund të presë më Kosovën dhe Serbinë, ka një propozim
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger beson që situata mes Kosovës dhe Serbisë edhe pas 20 viteve është frustruese në rajon.
“Dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, zgjidhja politike mes Beogradit dhe Prishtinës është ende e pakapshme dhe e vështirë, situatë frustruese në rajon.”, tha ai.
Në artikullin për portalin ‘Politika’, Ischinger tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin shembull Marrëveshjen e Dejtonit.
Tutje, ai shtoi se Evropa nuk mund të përballoj më konfliktet e pazgjidhura dhe paraqesin një rrezik të papranueshëm gjeopolitike.
Diplomati gjerman shtoi se Beogradi dhe Prishtina nuk mund të dalin me një zgjidhje ‘Indigjene’ të problemeve, siç bënë Greqia dhe Maqedonia Veriore vitin e kaluar. Ai beson se Evropa duhet të paraqes një plan që duhet shoqërohet me vendosmëri.
“Evropa duhet të insistoj në një numër kushtesh. Kosova duhet të bjerë dakord për një pozicion negociator koherent brenda vendit dhe të pezullojë taksat e vendosura mbi produktet, Serbia dhe Bosnja. Ndërsa në anën tjetër duhet njohja de fakto e pavarësisë së Kosovës dhe t’i(Serbia) jap fund përpjekjeve të saj për të bllokuar hyrjen e rajonit në organizata ndërkombëtare.”, tha diplomati gjerman./Indeksonline/