75 Mall Live Search
22:27 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Isco bën “like” shkrimin kundër trajnerit të Real Madrid

Isco e ka shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit Santiago Solari.

Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësira në formacionin e Los Blancos dhe kjo e ka dëshpruar tej mase, shkruan Indeksonline.

Ai madje ka bërë “like” një shkrim ku kritikohet trajneri i Real Madrid.

“Futi Dani Ceballos dhe Casemiro që janë jashtë forme, madje do të fuste edhe veten e tij, ndonëse është tërhequr nga futbolli tashmë prej 20 vitesh, përpara se të aktivizojë Francisco Alarcon Isco”, lexonte komenti i pëlqyer nga Isco.

Më pas Isco e ka larguar pëlqimin e tij, i shtyrë ndoshta edhe nga këshillat e dikujt. /IndeksOnline/