75 Mall Live Search
17:49 / E Hënë, 26 Maj 2025 / L A

Isco i lumtur me ftesën nga Spanja: Jam krenar që jam rikthyer

Isco është rikthyer në grumbullim me kombëtaren e Spanjës.

Ai është ftuar për herë të parë pas 6 vjetësh, ku kishte luajtur ndeshjen e fundit ndaj Suedisë.

 33-vjeçari do të jetë pjesë e kampionëve të Evropës, për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Francës.

Isco, për kanalin zyrtar të skuadrës së tij, Real Betis u shpreh i lumtur me rikthimin e tij te “La Roja”.

“Jam i lumtur që jam rikthyer pas kaq shumë vitesh “, tha Isco për mediat zyrtare të Betisit në qendrën stërvitore pas seancës së fundit stërvitore në Seviljë. “Është një qëllim i bukur të jem në gjendje të kthehem, të luaj me ekipin tim kombëtar dhe jam krenar që kam ardhur . Kjo do të thotë që gjërat janë bërë mirë dhe shpresoj se mund të ambientohem”, u shpreh Isco.

Isco, këtë sezon ka qenë ndër yjet e skuadrës së Real Betisit, duke ndihmuar skuadrën të arrijnë finalen e tyre të parë evropiane, atë në Ligën e Konferencës ndaj Chelseat.

Ai ka bërë rreth 32 paraqitje, duke shënuar 12 gola dhe 10 asistime gjatë këtij sezoni./IndeksOnline/