10:40 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / C E

Isco i pakënaqur me Zidanin, po e aktivizon shumë pak

Fitorja e Real Madridit në Barcelonë solli qetësi në mjedisin e bardhë, edhe për Zinédine Zidanen, i cili dukej se ishte në pikëpyetje, pas dy humbjeve ndaj Shakhtar Donetskun dhe Cadizin.

Megjithatë, Isco nuk është i qetë që klasiken e pa të gjithën nga pankina.

Në ndeshjen paraprake, ish-lojtari i Malagas kishte qenë shumë kritik ndaj trajnerit Zidane, në lidhje me aktivizimin e tij.

Duke biseduar me disa shokë të skuadrës, ai ankohej për trajnerin se hiqte shumë shpejt nga fusha, ose e aktivizonte shumë vonë. Fjalët e tij u publikuan nga “Movistar”.

 “Nëse ai duhet të më zëvendësojë, më largon nga fusha në minutat 50 deri 60, përndryshe në gjysmë të ndeshjes. Nëse duhet të më aktivizojë, e bën këtë kur kanë mbetur 10 minuta lojë”.

Isco ka luajtur 147 minuta këtë sezon, duke filluar dy herë si titullar dhe duke u zëvendësuar në të dyja rastet.