08:13 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Isco: Jemi të fortë si në sezonin e kaluar!

Mesfushori spanjoll mohon se kampionët e La Ligas janë më keq në sezonin 2017-18.

Isco këmbënguli se Real Madridi është po aq konkurrues sa edhe në sezonin e kaluar, pavarësisht një nisjeje të dobët.

Reali barazoi pa gola 0 me 0 mbrëmë kundër Athletico Bilbaos, duke humbur mundësinë t’iu afrohet liderit Barcelona.

“Shumë njerëz po përfitojnë nga ne, duke thënë se skuadra është e dobët. Skuadra jonë është po aq konkurruese sa vitin e kaluar dhe nuk kemi pasur të gjithë skuadrën në dispozicion ende për shkak të lëndimeve”, ka thënë Isco mbrëmë pas ndeshjes.

Me barazim, Real Madridi mbetët në pozitën e katërt më 28 pikë, tetë më pak se lideri Barcelona./IndeksOnline/