75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Isco jep sinjale për largim nga Real Madrid

Mesfushori i Real Madrid, Isco ka dhënë sinjale për një largim nga klubi mbretëror.

Ai i kthehu përgjigje në Twitter ish- mesfushorit të Real Madrid, Ruben De la Red i cili tha se nuk mund të pritet që çdo lojtar në ekip nuk mund të performoj në 100%, transmeton Indeksonline.

“Pajtohem plotësisht me De la Red  por kur nuk merrë mundësit e njëjta sikurse bashkëlojtarët tu, atëherë gjërat ndryshojnë” tha Isco në përgjigjen e tij.

Mesfushori spanjoll po e ka problem që të marrë minuta nën drejtimin e Solarit dhe duke parë këtë ekipet si Juventus, Manchester City dhe Barcelona po e monitorojnë atë./Indeksonline/