75 Mall Live Search
15:36 / E Martë, 31 Janar 2023 / B O

Isco në mëngjes kreu testet mjekësore, pasdite kishte prezantimin, por në fund dështon transferimi i tij në Bundesliga!

Në mediat gjermane kalimi i Iscos te Union Berlin llogaritej si transferi më senzacional i këtij afati kalimtar.

Ylli spanjoll sot në mëngjes kreu testet mjekësore ndërsa pasdite pritet të prezantohej te skuadra gjermane.

Por gjithçka ka rënë në pikën zero dhe transferimi i tij te Union Berlin ka dështuar. Sipas agjensisë konsulente të Iscos, skuadra gjermane i ka ndryshuar fjalët.

“Gjatë bisedimeve, ne kuptuam se partneri ynë negociues nuk ishte më i gatshëm të lëvizte brenda kornizës së diskutuar fillimisht” thuhet në arsyetimin e stafit të Iscos.