75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Isco: Nuk e di që mund të bëhen 4 zëvendësime

Gjatë pjesës së dytë të ‘El Clasicos’ , Isco filloi të bëj ngrohjet bashkë me Bale dhe Asensio.

Kur Carvajal u ndëshkua me karton të kuq, Nacho duhej të hynte në fushë. Me Bale dhe Asensio tashmë të përgaditur për tu futur në fushë, Isco u kthye përsëri në stol.

Gazetat spanjolle shkruan në fillim se Isco kishte refuzuar të bënte ngrohjen, por Isco kategorikisht mohoi se ishte e vërtetë.

“Dy bashkëlojtarët e mi do të futeshin në lojë, unë nuk e di se mund të bëhen 4 zëvendësime” tha ai. /IndeksOnline/