Isco pas fitores ndaj Realit: Ju kërkova falje tifozëve për festimin

Real Madridi mbrëmë bëri një hap mbrapsht në garën për të mbrojtur titullin në La Liga.
Në “Benito Villamarin”, Reali pësoi një humbje nga Real Betisi me rezultat 2-1 falë golit të një ish-lojtarit të tyre.
Ylli i mbrëmjes ishte Isco, i cili bëri një asistim dhe shënoi një gol ku çuditërisht kishte festuar.
Por spanjolli, pas ndeshjes kishte kërkuar falje rreth kësaj çështje.
I kam kërkuar falje të gjithë tifozëve të Real Madridit për festën time pas golit”. I jam shumë mirënjohës Real Madridit, ata do të jenë gjithmonë në zemrën time”, u shpreh Isco.
Reali, tashmë bie në pozitën e 3-të me gjithsej 54 pikë, aq sa Barcelona në pozitën e 2-të dhe dy më pak se Atletico në vendin e 1-rë, duke e bërë kështu garën për titull më interesante./IndeksOnline/