Isco: Të bëjmë një nga ato fushatat “crowdfunding” për të mbajtur Antonyn

Fitorja e Betisit në derbi pasqyroi edhe një herë lidhjen e ngushtë të Antonyt me skuadrën.
Përtej performancës së tij në fushë, brazilianit iu rikthye buzëqeshja dhe duket i përkushtuar ndaj shpirtit bardheblu në ndjekje të qëllimeve të përbashkëta.
Partneriteti i tij me Iscon është një tjetër nga arritjet që e kanë ngritur skuadrën në lartësi të papritura muajin e fundit. Pas fitores kundër Sevillas, të dy dolën në DAZN për të shprehur gëzimin e tyre, Isco la një mesazh për mundësinë e qëndrimit të Antony: “Duhet të bëjmë një nga ato fushatat crowdfunding për të parë nëse mund ta rikthejmë për të paktën një vit tjetër”, u shpreh Isco
“Jam i lumtur që kam Antony këtu. Ai na befasoi të gjithëve me përulësinë dhe dëshirën për të ndihmuar. Ne kemi vënë re një ndryshim që kur ai mbërriti, dhe unë jam i lumtur për të dhe ekipin”, shtoi spanjolli.
Antony, që nga ardhja e tij te Betisi u shndërrua në një lojtar të rëndësishëm ku arriti të shënonte 4 gola dhe 4 asistime në 12 paraqitje këtë sezon./IndeksOnline/