Ish 7-shi i 89-shit bëhet Drejtor Sportiv i skuadrës

Skuadra e Trepçës ’89 e ka bërë të ditur se ish futbollisti i tyre, Lindrit Misini është rikthyer në klub.
Misini do ta marrë postin e Drejtorit Sportiv tek klubi i Mitrovicës. Ai sot u prezantua edhe para lojtarëve të skuadrës dhe stafit udhëheqës.
Po ashtu Lindrit Misinit i është uruar mirëseardhje nga Presidenti dhe drejtuesit e tjerë të klubit.
Kurse vetë Misini premtoi se do ta jap maksimumin për skuadrën e Trepçës ’89./Indeksonline/.
