16:15 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Ish-agjenti i KGB-së shokon perëndimin me deklaratën e tij: Kemi rekrutuar agjent që sot janë në nivelet e larta të politikës! (Video)

Në zgjedhjet elektorale në SHBA të vitit 2016, nuk ishte hera e parë që Rusia kishte provuar të influencoj në proceset demokratike të perëndimit.

Oleg Kalugin ish-gjeneral në shërbimin sekret rus, të njohur ndryshe si KGB-së duke folur për The Ekonomist ka thënë se gjatë përvojës se tij shumë vjeçare Rusia gjithmonë ka tentuar të influencoj në zgjedhjet për president të SHBA-ve, transmeton Indeksonline.

Kalugin ishe spiun rus i stacionuar në SHBA rreth fundit të viteve të 50-ta. Ai iu bashkuar shërbimit sekret të Bashkimit Sovjetik (KGB) në vitin 1952, një vit para vdekjes së Josip Stalin.

Pas involvimit të tij në KGB, shumë shpjet  ungrit në hierarkinë e këtij shërbimi ku u bë gjenerali më i ri në moshën 38 vjeçare.

The Ekonomist shkruan se në vitin 1975 kishte sjellë në radhët e saj një rekrutin më të ri Vladimir Putin tani president i Rusisë.

“Putini provoj se ishte një menaxher efektiv për shkak se ishte shumë energjik kishte edhe qasje afariste. Detyra e parë e tij si spiun në perëndim ishte gjermania lindore”, vazhdon tregimin ish-spiuni rus.

Në atë kohë Putini kishte rankun e ulët të oficerit në KGB, dhe  Kalugin ishte një nga top spiunet sovjet në atë kohë.

“puna ime në KGB ishte të rekrutoja staf tek resurset njerëzore për burimet e huaja. Kamë rekrutuar shumë persona që do të na ofronin informacionet klasifikuara ku të gjithë ata ishin amerikan!”, thotë Kalugin.

Rusia u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet elektorale presidenciale të vitit 2016, ku në theks veçohej se kandidatja demokrate Hilary Clinton kishte qenë viktima në këtë rast.

13 rusë dhe tri organizata ruse ishin pjesë e një hetimi mbi ndikimin rus në zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-ve.

Presidenti Putin mohoj çdo lidhje të tij me zgjedhjet në SHBA.

“Në këtë rast besoj se hakerët rus nuk ishin thjeshtë të involvuar vetvetiu, ata ishin të motivuar ose të dirigjuar direkt nga bosi i Moskës. Putin nuk është diktator i kohëve të vjetra ai është një person i sofistikuar i aftë të manipuloj me njerëzit, nëse ata tregohen të pa kujdesshëm ai mund ti largoj nga skena me mënyrat e tij të shpejta”, rrëfen ish-agjenti i KGB-së. /Indeksonline/

(Tutje mund të ndiqeni intervistën e plotë)…

Temat: