75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / kutia

Ish-agjenti i Messit “zbulon” skuadrën e ardhshme të argjentinasit

Lionel Messi ka zgjedhur Interin si skuadrën e tij të ardhshme, të paktën ky është mendimi i Josep Maria Minguella, ish-agjent i yllit argjentinas.

Në një intervistë për mediat spanjolle ai ka dhënë lajmin bombastik edhe pse mediat ndërkombëtare shikojnë Manchester City-n si destinacionin e ardhshëm të 6-herë fituesit të Topit të Artë.

“Sipas mendimit tim Messi e ka zgjedhur ekipin e tij të Ri dhe ai është Interi. Në Itali futbollistët paguajnë më pak taksa dhe kjo është arsyeja se pse Ronaldo luan atje,” deklaroi ish-agjenti për Radion “Cadena Cope”.

“Manchester City? Unë nuk e shikoj Messin në Premier League. Edhe pse ai do të gjente Guardiolës dhe mikun e tij, Sergio Agueron, përsëri nuk mendoj se do të zgjedhë Anglinë,” mbyll Minguella.