09:43 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. A

Ish ambasadori i Britanisë O’Connell, e quan ‘të jashtëzakonshëm’ gjestin e Dardanëve

Ish ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka mbetur i befasuar me gjestin e tifozëve të Kosovës “Dardanët”.

Në ndeshjen Kosovë – Moldavi, në çdo ulëse e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ ka qenë e vendosur një luledielli, simbol që kujton 20 mijë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vendin tonë, shkruan Indeksonline.

“Një gjest i jashtzakonshëm i mbeshtetjes së viktimave seksuale gjatë konflitit në Kosovë” ka shkruar O’Connell në Twitter.

Në përkrahje të kësaj kampanje ishin edhe ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e sportit Vlora Dumoshi.   

/Indeksonline/

Mos i humb