20:03 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish-diplomati: Kalojeni demarkacionin, mos na merrni në qafë të ardhmen tonë

Ish-ambasadori Lulzim Peci kërkon që sa më shpejt të kalojë në Kuvend demarkacioni me Malin e zi.

Sipas Pecit, i cili tani drejton OJQ’në, KIPRED, zvarritja e mëtejme e kësaj çështjeje po mban Kosovën e izoluar.

Shkrimi i plotë i Pecit në Facebook:

Koalicioni i tanishem qeveritar eshte duke qendruar ne kembet e qelqit, te cilat do t’i thej demarkacioni.

Lirojeni nga izolimi kete popull qe nuk e meriton ate ne asnje menyre. Kosova qe e synon perendimin, nuk mund te ece perpara duke thene e vepruar ne kontekstin e XXI me mendesine “bare do te hajme dhe nuk i dorezohemi imperializmit dhe revizionizmit” te Enver Hoxhes, se nuk jemi ne kohen e tij, dhe tani Ameriken e kemi mikun me te forte, ndersa revizioniste eshte Rusia.

Ju beje thirrje qe ta kaloni demarkacionin dhe te mos na merrni ne qafe te ardhmen tone.