23:28 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / L K

Ish-ambasadori Peci: Nuk është befasi kjo që po ndodh, dhuna në Kuvend u instalua moti nga VV

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori aktual i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka reaguar për incidentin e dhunës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Peci ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjen e ndodhur sot, duke argumentuar se një incident i tillë nuk ishte surprizë.

“Cfare ndodhi sot ne Kuvendin e Kosoves, aq sa nuk eshte mire, po aq nuk eshte befasi. Dhuna ne Kuvend eshte instaluar si veprim politik nga VV”, ka shkruar ai.

Peci do të thotë se çdo palë apo person duhet të përballet me ‘mëkatet’ e veta dhe nëse situata të tilla nuk përballen, dihet mirë se do të përsërisin veten, ose do t’i hapin rrugën të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai po ashtu me ironi thotë në fund se LVV po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe se uron që njerëzit të mos e mbështesin këtë politikë.