Ish-anëtari i LKÇK-së i bashkohet AAK-së
Kryetari i Rahovecit, njëkohësisht anëtar i AAK-së, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook ka treguar aderimin më të ri në partin e tij.
Bëhet fjalë për Luan Morinën nga Astrazubi i Malishevës. Ai ishte anëtari i Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Morina dhe Latifi ishin shokë të luftës së UÇK-së. Luani ka të përfunduar masterin në Administratën Publike.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Smajl Latifit në Facebook:
Është ndjenjë e mirë kur shokët e hershëm të studimeve e të veprimtarisë ilegale në kuadër të LKÇK-së, shokët e luftës së UÇK-së, edhe tash bashkojnë përpjekjet dhe energjitë për të mirën e Kosovës. Kështu u ndjemë edhe sot me Luan Morinën (Maksin) nga Astrazubi i Malishevës, master i Administratës Publike.
Bashkë me Kryetarin e Suharekës z. Bali Muharremajn, Luanit i dëshiruam mirëseardhje në AAK.
Vizionit të qartë të ndryshimeve, vendosmërisë dhe energjive pozitive si dhe vullnetit të madh veprues të Kryetarit të AAK-së dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, po i bashkohen plot djem të dëshmuar e të zotë.
Me besimin në këto vlera, së bashku me Luanin e plot miq të tij, vazhdojmë rrugëtimin tonë për ta fuqizuar e përparuar Kosovën dhe kombin tonë.
Faleminderit për besimin në AAK, Luan!
Bashkë, na priftë e mbara!