75 Mall Live Search
14:50 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish anëtari i ‘One Direction’ flet për një rikthim të mundshëm të grupit

Tema se a do të ribashkohen bendi i njohur ‘One Direction’ është ndër më të diskutuarat tek fansat e grupit, transmeton Indeksonline.

Për të rritur ende entuziazmin e fansave, ish anëtari i grupit Luis Tomlinson, që tani është pjesë e jurisë së X-Factor, ka thënë se grupi së bashku do të bëjnë ndonjë projekte në të ardhmen.

“Ne jemi duke shijuar kohën tonë por për mua nuk ka mundësi që një bend sikurse One Direction të mos rikthehen përsëri, por është e pamundur të themi se kur” tha Luis në një rikthim të mundshëm të grupit.

Pas fjalëve të ish anëtarit tjetër Liam Payne se shpreson që një ditë të rikthehen së bashku, deklarata e Louis Tomlinson jep shpresë ende më shumë për një rikthim të One Direction./Indeksonline/