Ish-arbitri i La Ligës: Florentino Perez u përpoq të më mbyllte në një dhomë

Real Madrid gjatë javës ka njoftuar se do t’i bashkohej çështjes kundër Barcelonës si dëshmitar, por një ish-arbitri ka pohuar se ata nuk janë aq të ‘bardhë’ sa bluzat e tyre.
Eduardo Iturralde Gonzalez ka arbitruar në La Liga ndërmjet viteve 1995 dhe 2012 dhe tani vepron si analist për Cadena SER, ku komenton për vendimet, por së fundmi ka folur haptazi duke mbrojtur dhe besuar në pafajësin e arbitrave të El Caso Negreira.
Gjatë fundjavës Real Madrid TV publikoi një video, ku Iturralde fliste për Florentino Perez, i cili e kishte futur në një dhomë të veçantë duke tentuar ti bënte presion.
“Nuk më ka ndodhur shumë herë, asnjë president nuk më ka vendosur në një dhomë të veçantë. Më interesojnë faktet. Ai që më futi në një dhomë të veçantë ishte Florentino Perez. Nuk kam pse të fshihem. Kjo ka ndodhur. Ka një raport CTA, sepse e kam bërë të ditur. Kështu që ata mund të shohin se çfarë do të thotë presion. Nuk do të fshihem.”
Ai më tutje bëri të ditur se çfarë i kishte kërkuar Perez.
‘’Të kërkoj vetëm të më fishkëllesh njësoj si Barçës’’, tha ish-arbitri për presidentin e Real Madridit. /IndeksOnline/
