Ish-asambleistja e LDK-së i bashkohet PSD-së
Ish asambleistja e LDK-së në Kamenicë, Njomza Dërmaku i është bashkuar PSD-së dhe do të vazhdojë punën e saj në kuadër të grupit të asambleistëve socialdemokrat. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Dardan Molliqaj.
Ai poashtu ka thënë se në vazhdën e takimeve punuese për për shtrirjen e PSD-së, ishin edhe në Kamenicë ku diskutuan për shtrirjen e tyre në fshatra e lagje, transmeton Indeksonline.


Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Ish asambleistja e LDK-së në Kamenicë, znj. Njomza Dërmaku, nga sot na u bashkua në PSD dhe do ta vazhdoj punën e saj në kuadër të grupit të asambleistëve socialdemokrat.
Në vazhdën e takimeve punuese për shtrirjen e PSD-së, sonte ishim në Kamenicë ku diskutuam për shtrirjen tonë në fshatra e lagje.
Takime të tilla po mbajmë çdo ditë gjithandej Kosovës. Deri në shtrirjen e frymës socialdemokrate në çdo cep të vendit