Ish-asistenti i Contes – në bisedime me skuadrën e Superligës së Kosovës
KF Vushtrria para disa ditësh ndau rrugët me trajnerin, Bekim Shotani.
Ekipi i promovuar këtë vit në Superligën e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri dhe janë në bisedime me disa të tillë, shkruan Indeksonline.
Madje, KF Vushtrria konfirmon për Indeksonline-n se ata janë duke pritur përgjigje nga ish-asistenti i Antonio Contes.
“Jemi duke pritur përgjigje nga një trajner italian, i cili ka qenë disa vjet asistent i Antonio Contes” – konfirmon për Indeksonline, Menduh Abazi, përgjegjësi për marrëdhënie me publikun.
“E kemi edhe një zgjidhje tjetër, ku jemi në bisedime me një trajner ne Turqi, ndërsa gjithashtu po mbajmë kontakte edhe me trajnerë vendorë. Prioritet yni është që trajneri, që do të zgjidhet do ta ketë minimunin një afat prej tre vjetësh të planifikimit strategjitk të skuadrës drejt arritjeve të synimeve tona” – theksoi Abazi.
I pyetur se kur do të bëhet zyrtare emri i trajnerit të ri të Vushtrrisë, ai tha: “Kjo do të zgjidhet brenda dy- tri ditëve të ardhshme”./Indeksonline/