75 Mall Live Search
15:22 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / L A

Ish-asistenti i Klopp shkarkohet nga RB Salzburg

Trajneri holandez, Pep Lijnders u shkarkua nga skuadra e RB Salzburgut.

Shkaku i shkarkimit të holandezit janë rezultatet e dobëta në Ligën e Kampionëve, si dhe në Bundesligën austriake ku gjendet në vendin e 5-të.

Lijnders, ju bashkua RB Salzburgut në maj të këtij viti.

Holandezi, kujtojmë ka qenë asistent i Jurgen Kloppit te Liverpooli deri në këtë vit ku u largua nga ky post./IndeksOnline/