15:06 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Ish-Asistenti i Mourinhos mund të zëvendësoj Solarin

Real Madrid është duke menduar një lëvizje të mundshme për ish-menaxherin e Middlesbrough dhe Nottingham Forest, Aitor Karanka, pasi që Santiago Solari thuhet se është afër shkarkimit nga skuadra e Real Madridit.

Florentino Perez do të dëshironte të vendoste Karankan si menaxher të përkohshëm të Real Madridit, derisa të vlerësoj situatën gjatë verës, shkruan Indeksonline.

Karanka ka qenë asistent i Mourinhos në Real Madrid në periudhën 2010-2013, para se të udhëtonte drejt Anglisë për të menaxhuar plotësisht skuadrën e Middlesbrough.

Raportet e fundit kanë shprehur se gjithashtu Jose Mourinho ka qenë i lidhur me një rikthim në klubin e Real Madridit./IndeksOnline/