75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / L A

Ish-asistenti i Southgate-t bëhet trajner në këtë skuadër

Steve Holland ka marrë rolin e tij të parë që nga largimi nga Anglia së bashku me Gareth Southgate-n.

Holland, është bërë trajner i skuadrës japoneze, Yokohama Marinos.

Holland kaloi 11 vjet duke punuar me Southgate si ndihmës i menaxherit të tij i besuar, duke u lidhur fillimisht me U21-të përpara se të kalonin në skuadrën e lartë së bashku, më 2016.

Ai do të zëvëndësojë te Yokohama ish-lojtarin e Liverpoolit, Harry Kewell.

“Është gjithashtu një nder të marr përgjegjësinë si menaxher i Yokohama F. Marinos në një mjedis fantastik, i rrethuar nga një stadium pasionant dhe entuziazmi i tifozëve dhe mbështetësve që krijojnë një atmosferë të mrekullueshme

Yokohama F. Marinos është një klub prestigjioz që ka ekzistuar që nga fillimi i J.League më 1993, dhe ka fituar pesë tituj .

Kam dëgjuar se klubi ka mbështetje të madhe si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Sfida jonë është të fitojmë sërish titullin. Do të luajmë futboll sulmues agresiv”, u shpreh Holland./IndeksOnline/